Popull opozitar, njerëz që e kundërshtoni këtë lloj qeverisje! Rama i fitoi zgjedhjet. Mos gënjejmë veten! A manipuloi? Po. Manipuloi që të marrë shumicë të cilësuar, pasi karakteri i tij dihet…Ai nuk ndan dot pushtet. Kështu ia bëri më parë LSI, kështu ia bëri këtë radhë Tomës.
Me këtë realitet demografik që u krijua pas shpopullimit të vendit, ku 48 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç,të cilët mbajne frymën gjallë nga ata që janë të punësuar, harrojeni se ndonjë lloj opozitė mund të fitojë! Matematikisht, mundësia është zero.
Shumë kerkojne arsye per te masakruar opoziten. Bejeni! Ka shumë për të thënë dhe për atë… se pari për njerëzit e saj qe kishte në lista…. 90 perqind e tyre te provuar e stërprovuar që nuk të motivonin, thjesht të zgjedhur disa për besnikeri, disa për balanca, disa për shoqeri, disa …. dhe argumenta mund te gjesh pa fund…. ama kam një bindje personale, që më tepēr është perceptim;  kjo makineri qe ka ndërtuar Rama, është një përbindësh që nuk mund ta përballojë më askush.
Tani jam i bindur se vetëm një fuqi e huaj, me sanksione mund ta rrëzoje këtë pushtet, duke pritur që ai të bjerë në autokraci më të thellë; të fillojë të dënojë akoma më shumë njerëz opozitarë. Të fusë në burgime te gjata ata që protestojnë, duke iu stisur akuza për rrëzim të rendit kushtetues, ose nëse kundërshtarët i ke nga të vetet, ti akuzojë për grusht shteti.
Atëherë faktori ndërkombëtar të zgjohet, nese iu ka mbetur ndopak ndërgjegje njerëzore nga vlerat demokratike të dikurshme, pasi e dyshoj shumë, që të venë në izolim dhe sanksione vendin.
Derisa të ndodhe kjo, jemi te detyruar të presim.
Fatkeqesisht, do presim si kundershtarët e Enver Hoxhes,që mbetën të shkretët me shpresën e vetme të zbarkonin anglo amerikanet. Ne, vetëm amerikanet, se anglezet kane ikur për vete për lesh.

Lajme Te Ndryshme