DAR e angazhuar me agenda të tjera.

Mesditën e sotme një ngjarje e rêndë është regjistruar në fshatin Sheqeras në Bashkinë e Maliqit. Një 14 vjeçar nga ky fshat ka goditur dy herë me thikë nje 15 vjeçar. Ngjarja ka tronditur rëndë opinionin. Duke iu referuar dhe disa ngjarjeve të ngjashme, protagonistë janë minorenët. Jo vetëm kaq, por ajo që oficerëve të policisë dhe prokurorëve iu bën më tepër përshtypje është agresiviteti që këto mosha shfaqin.

Policia në vendin e ngjarjes

Bullizimi vazhdueshëm shkaku i vetëm i ngjarjes.

Minoreni, autori plagosjes, i shoqëruar në polici ka shpjeguar se për një kohë të gjate, 15 vjeçari i ngacmonte, e tallte, e bënte objekt nënçmimi.

Kjo situatë ishte si brenda dhe jashtë shkolle. Familjet ishin në dijeni të këtij bullizimi. Babai i të plagosurit, e kishte garantuar familjen e 14 vjeçarit se kjo situatë do të merrte fund. Gjë që nuk ndodhi. Rreth orës 13.30 ditën e sotme, ( 16 maj 2025), dmth sapo kanë përfunduar mësimin, 14 vjeçari, pasi bëhet objekt bullizimi, e godet dy herë me thikë 15 vjeçarin, duke i shkaktuar dy plagë; një në bark dhe një në shpatull. Fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Intervista e nënës

DAR në Korçë ka dështuar me psikologët

Ngjarja penale mung të klasifikohet si sherr i çastit, por parë me syrin e analizës, pasoja nuk është e çastit. Ajo ka një zanafillë prej një kohe relativisht të gjatë, e pranuar dhe nga familjet, dhe natyrisht mund të mohohet nga shkolla. Drejtoria Arsimore sot mund ta quaj veten me fat që ngjarja nuk ndodhi brenda mureve apo koridoreve të shkollës. Megjithatë aspak nuk mund ti largohet përgjegjësisë. Edhe mos pasja e dijenisë për një konflikt kaq të gjatë mes dy nxenesve, nuk të shpëton. Është i mjaftueshëm fakti që këta fëmijë janë të pa intervistuar, që takimi me prindërit mund të jete formal, ose nuk është kryer fare, që mësues dhe psikologë nuk vërejnë një fëmijë të bullizuar, është më tepër se përgjegjësi ligjore. Kjo situatë nuk jep garanci se nuk do të ndodhë nesër përsëri me pasoja të rënda për jetën.

Nga kjo situatë kemi të drejtë të mendojmë se Drejtoria Arsimore e Korçës ka dështuar totalisht me rekrutimin e psikologëve. Bën emërime thjesht për të polotësuar organikën, si dhe ka një mungesë të theksuar të analizës dhe prognozës.

Duket se drejtuesja e ketij isntitucioni Vinjola Rrota, e ka situaten jashtë kontrolli, ndoshta dhe për faktin se ka qenë e ngarkuar me agenda të tjera. 

,

Lajme Te Ndryshme