39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në 50% të rasteve.
Sipas ISHP shifrat kanë ardhur në rritje. Ekspertët thonë se një individ me presion të lart gjaku nuk ka simptoma të dukshme, ndaj matja e PA është e vetmja mënyrë e saktë për të identifikuar hipertensionin.
Referuar të dhënave të ISHP, është parë që në vitin 2023, në Shqipëri 36.6% e personave me HTA/hipertension nuk ishin në dijeni për të dhe 34.7% e njerëzve që merrnin trajtim me medikamente nuk e kontrollonin në mënyrë efektive.
Nëse diagnostikohet mjaft herët, hipertensioni mund të menaxhohet nëpërmjet mbajtjes së një stili jete të shëndetshëm ose nëpërmjet përdorimit të medikamenteve për të kontrolluar hipertensionin në mënyrë efektive.
Hipertensioni po vret shqiptarët,shifrat në rritje çdo vit
1–2 minuta





