Cameron Diaz vendosi t’i japë fund karrierës së saj në vitin 2018, në moshën 45-vjeçare, dhe që atëherë nuk ka xhiruar më asnjë film. Është shumë e rrallë të shohësh një yll të famshëm të tërhiqet vullnetarisht kur ka ende shumë vite përpara për të ndërtuar karrierë.
Në një intervistë për podcastin e Gwyneth Paltrow në vitin 2020, ajo u shpreh se ndjehet në paqe me veten:
“E gjeta qetësinë shpirtërore duke lënë pas Hollivudin. Më në fund mund të kujdesem për veten. E di që tingëllon çuditshëm dhe ndoshta shumë njerëz nuk do ta kuptojnë, por puna në Hollivud në atë nivel është një presion i jashtëzakonshëm. Të jesh figurë publike, gjithmonë në qendër të vëmendjes… Xhirimet e mëdha kishin nisur të më rëndonin. E lashë gjithçka dhe bëra një bilanc të jetës sime. Të xhiroje një film do të thoshte të ishe në dispozicion 12 orë në ditë për muaj të tërë. Nuk kishte kohë për asgjë tjetër. Sot ndjehem e plotësuar dhe e qetë.
Aktorja e njohur braktis Hollivudin,mësoni arsyet
1–2 minuta





