Gjykata e Korçës zbuti akuzën për 25 vjeçarin Dritson Kurti,i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një fëmijë me një 13 vjeçare rome dhe pranoi gjithashtu gjykimin e shkurtuar për të akuzuarin.
Gjatë seancës së gjykimit paraprak,Prokuroria e Korçës kërkoi ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale për të cilën akuzohet Kurti,e cila parashikon zbutje të dënimit,krahasuar me akuzën fillestare. Kërkesa u pranua nga Gjykata e cila, I kualifikoi veprimet e Kurtit,sipas paragrafit te dyte te nenit 100 të Kodit Penal,që parashikon denim nga 10- 15 vite burg,per mardhenie seksuale me te mitur.
Gjykata gjithashtu,pranoi edhe kerkesen e mbrojtjes per gjykim te shkurtuar,pasi ceshtja mund te zgjidhej ne gjendjen qe jane aktet. Pranimi I gjykimit te shkurtuar,do ulë me 1/3 marzhin e denimit te Dritson Kurtit,nëse ai shpallet fajtor nga Gjykata.
Dritson Kurti u arrestua në shtator të vitit te kaluar,pasi 13 vjeçarja me të cilën ai bashkëjetonte lindi fëmijën në Maternitetin e Korçës.
Lindi fëmijë me 13 vjeçaren rome,Gjykata e Korçës zbut akuzën për Dritson Kurtin
1–2 minuta





