Sipas tij, aktivitetet “terroriste” rajonale lidhen me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater.

VENEZUELA- Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador, se është e porositur për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë teksa i cilësoi ata dhe si “terroristë”. Gjatë një fjalimi publik “të jashtëzakonshëm”  Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët, sipas tij, konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, kanë dërguar mercenarë për të kryer këto akte.

Sipas tij, aktivitetet “terroriste” rajonale lidhen me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater. Në takimin e mbajtur në Sallën Simon Bolivar, morën pjesë edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, ndër përfaqësues të tjerë të forcave të sigurisë.

,

Lajme Te Ndryshme