Berisha nuk e mbajti fjalën për të mbrojtur votën! Fakt i mjaftueshem për të ikur.
Kjo “akuzë” qesharake dëgjohet gjithnjë e më tepër nga një kategori e caktuar të cilet “vetëquhen” opozitarë, por në të vërtetë, në rastin më të vogël, janë disa inatçinj të cilët nuk morën atë që synonin të merrnin nga PD.
O njerëz, Berisha nuk përfaqëson politikisht ndonjë krah të armatosur, që të mbrojë votën nga shteti. Kaq mjafton.
Premtimin se do mbrojë votën ishte paralajmërim për ata të verbër që socialistët i nxisnin për të bërë shkelje. “Nëse bën këtë, ne nuk do të mëshirojmë, por do të denoncojmë. Do bëhesh mish për korbat e pushtetit.” Ky mendoj se ka qenë mesazhi parë. Sa efektiv ishte ky mesazh? Them se nuk funksionoi, pasi asnjë patronazhist nuk iu friksua ligjit, pasi ata mendojnë dhe janë të bindur për këtë se “Lideri ynë është dhe ligji yne.
Tani është faza e dytë “e mbrojtjes së votës”, që mund të quhet deformim i vullnetit të votuesit. Dokumentimi me prova dhe denoncimi ligjor, qoftë dhe formal, ne organet ligjzbatuese, e shoqëruar me denoncim ndërkombëtar. Sa efektiv do të jete dhe kjo? Le të presim.

Dy fjalë për idealistët e PD, por dhe të tjerë.

Ushtrimi i një aktiviteti politik kryet në një kontekst të caktuar të real politikës, i lidhur ngushtë me faktorin e brendëshëm, por në vende të vegjël, me efekte për të mos u lënë mënjanë dhe faktorët e jashtëm. Se në çfarë rrugëtimi kaloi PD, të gjithë jemi dëshmitarë. Nga vendimi për tu dënuar me vdekje, arriti të mbijetoje. Në këto zgjedhje mori 500 mije vota të qëndrestarëve. Befasues për mua si rezultat. Gjithësesi i pamjaftueshem për të marrë pushtetin.

Është foshnjarak mendimi se heqja e këtyre drejtuesve dhe zvendësimi i tyre me emra të tjerë do të sjellë ndryshimin e pritshëm. Këto ndryshime demografike të emigracioni, që për këto vite do bëhet dhe më i madh; që do të thotë se do largohet nga vendi dhe një pjesë e shëndetshme e kontigjentit prej 500 mijë votash, është një rrezik real për opozitën dhe një këmbanë alarmi për çdo drejtues të saj.
Kjo e para dhe e dyta; jemi të bindur se çfarë makinerie  përbindëshe ka ndërtuar qeveria. Votat që pjell ky përbindesh qoftë me presionin e administratës, qoftë me intimidimin, qoftë me “trenin bullgar”, janë vërtet të frikshme.

Shpresa e vetme sado e vakët, për mendimin tim, është ndërtimi i një poli tjetër real politik, i zoti për të fituar të paktën 200 mijë vota, dhe një kualicion real pas zgjedhor, ku të gjithë të marrin  sipas merites, jo dhurata si deri më sot, mund të sjellë ndryshimin e pritur.

Një këshille miqësore për ata që duan të marrin karrigen e Berishes: Boll! Mos merrni mëqafe ndjeksit e PD, duke i mbajtur me shpresa të kota. Kanë sakrifikuar shumë. Kanë familje që presin të ushqehen. Mos i thërrisni kot dhe i bëni mish për top për ambicjet tuaja të sëmura. Nëse keni ambicje politike, krijoni një formacion politik, drejtojuni elektoratit, bindini dhe merrni vota, kaq e thjesht është. Por të përdorësh militantet e PD për ambicjet tuaja dhe tia hedhesh pushtetit ti rrahë, ti fuse nëpër burgje, bëheni thjesht bashkëpuntore të atij që sot  cilësohet autokraci, apo diktature, apo narkodiktature, si të doni quheni  pasi të gjitha i meriton dhe nuk gaboni.

Lajme Te Ndryshme