Festivali Ndërkombëtar i Poezisë,”Netët Korçare të Poezisë”,për të 29 vit do ta kthejë Korçën në qendrën e poezisë dhe artit elitar.
Në këtë edicion të veçantë, 34 poetë nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Italia, Izraeli dhe Monako,do të prezantojnë krijimet e tyre në vargje,duke ndarë me publikun një udhëtim shpirtëror përmes fjalës së bukur. Poetët do të sjellin jo vetëm vargje, por edhe tingujt dhe ndjesitë unike të vendeve të tyre,përgjatë dy netëve të Festivalit.

Netëve Korçare të Poezisë Korça shndërrohet në skenën e madhe ku bashkëjetojnë kultura, gjuhë dhe ndjenja,një festë e poezisë edhe emocioneve të rralla.

Në përfundim të Festivalit juria profesionale do të vlerësojë dhe do të ndajë çmimet për krijimet më të mira.

Lajme Te Ndryshme