Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas nga Sri Lanka.
Sekuestrohen dokumentet.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Qafëthanë: Tentuan të kalojnē kufirin me dokumenta italiane,arrestohen emigrantët nga Sri Lanka
1–2 minuta





