Çdo mëngjes në Frankfurt, Gjermani, një kalë i quajtur Jenny ecën vetëm nëpër rrugët e qytetit. Banorët e njohin prej 14 vitesh. Zonja që e zotëron është 79 vjeç dhe nuk ka më mundësi ta ngasë.

Jenny e do shumë të takojë fytyra të njohura gjatë rrugës, të ndalet për të marrë përkëdhelje, ndonjë të ëmblë, dhe pak dashuri. Banorët e qytetit e trajtojnë si një yll të vërtetë!

Ajo ka gjithmonë një tabelë ku shkruhet:
“Quhem Jenny, nuk kam ikur, jam vetëm duke bërë një shëtitje. Pronarët e mi e dinë… Faleminderit!”

Policia lokale është në dijeni dhe nuk ka patur asnjë problem. Madje edhe veterineri i zonës e kontrollon rregullisht për ta mbajtur në formë.

Një kafshë e lumtur që jeton në një vend ku edhe ajo ka “zërin” e saj.

Lajme Te Ndryshme