Korça është gati të çelë sezonin turistik me një shpërthim ngjyrash, ritmesh dhe traditën kulturore shekullore. Më 7 Qershor, qyteti mikpritës do të transformohet në një skenë të gjallë, ku imagjinata nuk njeh kufij – rikthehet Festivali Ndërkombëtar i Karnavalit, një nga ngjarjet më të dashura kulturore të vitit.
Kjo festë tradicionale nuk është thjesht një paradë kostumesh – është një shpërfaqje e shpirtit artistik, e identitetit dhe e mesazheve që qytetarë dhe artistë nga vende të ndryshme sjellin me vete. Nga superheronj e personazhe mitologjike, tek simbole teatrale dhe veshje që flasin për aktualitetin – çdo hap i paradës është një histori më vete.
Vitet e kaluara kanë sjellë krijime që kanë lënë gjurmë, por këtë vit, organizatorët ftojnë publikun që të mos jetë vetëm spektator, por protagonist.
Ti mund të jesh zëri, ngjyra dhe frymëzimi i paradës!
Korça të pret me karnavalin e saj shumëngjyrësh – një festë që bashkon artin, njerëzit dhe kulturat.
Po vijnë Karnavalet,Korça pret të kthehet në magji
1–2 minuta





