Hetimet për krimet zgjedhore po intesifikohen pas zgjedhjve të 11 majit. Mësohet se SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve socialist në Elbasan. Kontrolli është bërë gjatë ditëve të fundit dhe vjen në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore.
Burime për mediat bëjnë me dije se bë banesën e deputetit të Partisë Socialiste janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash dhe disa dokumente kompromentuese lidhur çështje zgjedhore.
Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.
SPAK gjen para dhe dokumenta kompromentues në shtëpinë e deputetit socialist
1–2 minuta





