Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.
Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!

KUJDES! Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitete.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:
Të ardhurave të deklaruara pranë AT
Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara
Dokumentacionit justifikues të burimit financiar

Lajme Te Ndryshme