Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Korçës i është drejtuar me një kërkesë publike Këshillit Bashkiak Korçë,të cilit i kërkon të shpallë falimentimin e Bashkisë së Korçës:
“Sot në mbledhjen e këshillit në pamundësi për të qënë prezent dua tju informoj për çështjen më kryesore të vitit 2024 : Raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit vendor 2024.
Për të mos u zgjatur rezulton se : Të ardhurat e bashkisë nga taksa dhe tarifat janë 739.206.098 lek dhe shkojnë të gjitha për shpenzime personeli në vlerën 902.304.000 lek, por që të paguhen të gjithë këta punonjës Bashkisë i duhen edhe 163.098.000 lek të tjera dhe po të vazhdoni me raportin do shikoni bukurira që vetëm në Bashkinë Korçë i gjen!!
Fatkeqësisht ne sot kemi një Bashki të falimentuar përsa i përket realizimit të të ardhurave dhe vënien e tyre në shërbim të qytetarëve.
Pra, në këto kushte, kur çdo taksë dhe tarifë e rrëmbyer qytetarëve shkon për ti mbajtur në punë këta pushtetarë atëherë më thoni për çfarë na shërben kjo bashki?- thotë Osmani në postimin e tij në rrjetet sociale.
(P.S. -kjo që kam relatuar nuk ka fare lidhje me politikën se atje janë specialistë pastaj këta…nga fitorja në fitorje)





