Nga Klara Çelo
Studiuesja Klara Çelo ka sjellë në vëmendje disa nga vajzat nismëtare ,të cilat më pas do ktheheshin në ikona të volejbollit korçar si Anthi Mele,Marika Çule,Sofia Çeku, Meplomeni Zoraqi, Suzana Biçaku, Afêrdita Frashësri, Irena Ballkameni.
Pas çlirimit të vendit,sporti i volejbollit të femrave në Korçë mori një përmasë të re zhvillimi.
Në vitin 1946 u krijua skuadra e vajzave.Në vitin 1956 ,vajzat korçare zunë vendin e parë në Kampionatin Kombëtar. Ekipit iu bashkuan edhe vajza të reja. Vajzat dolën në fushën e lojës me uniform sportive,duke bërë për vete tifozerinë dhe qytetarët e Korçës.
Sipas Çelos, një nga volejbollistet më të spikatura të asaj kohe ishte Irena Ballkameni.
“Irena Mihal Ballkameni ka lindur në Korçë,në gjirin e një familje me tradita patriotike. Është bija e patriotic Mihal Ballkameni dhe mbesë e luftëtarit Spiro Ballkamenni,patriot dhe bashkëluftëtar me Themistokli Gërmenjin.
Mihali ishte edhe gazetar i shquar i shtypit korçar,anëtar i Kongresit të Lushnjes dhe nëndrejtor i Liceut Francez. Gjithashtu,anëtar në qeverinë e Fan Nolit. Punoi në Durrës dhe Pogradec për hapjen e shkollave shqipe. Një rrugë në Pogradec mban emrin e Mihal Ballkamenit.
Nëna e Irenës, Marjanthi Progri Ballkameni ishte nxënëse e shkëlqyer në shkollën qytetëse të Korçës,pas së cilës do punonte mësuese në fshatrat e Jugut. Punoi 17 vite në arsim,por nuk përfitoi pension,-shkruan Klara Çelo.
Volejbollistja e shquar Irena Ballkameni lindi në këtë familje,mes librave,dokumentave dhe dashurisë për atdheun. U mëkua me dashurinë për sportin që në fëmijëri. E gjithë familja Ballkameni vuajtën dënimin me burgim të përjetshëm të babait të tyre dhe më pas pushkatimin e tij në bugun e Burrelit.
E vranë,sepse në 28 nëntor ngriti falmurin kombëtar dhe këndoi këngë patriotike.
Irena Ballkameni vazhdoi me pasion dhe kurajë jetën sportive në volejboll dhe basketboll. U aktivizua me kombëtaren e vajzave,por nuk e lejuan të dilte jashtë vendit.
“Gjithë jetën kam përjetuar dashurinë e nënës dhe vëllezërve. Pirroja ishte futbollist me të rinjtë dhe Ptolemeu,basketbollist. Sportin e nisa në moshën 14 vjeçare,me trajnere Anthi Mele dhe më pas, Ilia George. Skuadra jonë zuri vendin e parë në volejboll dhe basketboll. Tre herë u shpallëm kampione të Republikës dhe fituam edhe Kupat.” – tregon Irena Ballkameni për studiuesen Klara Çelo.





