Një mjet ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec- Lin,në afërsi të Udenishtit. Për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë,mjeti u përplas me trafikndarësen dhe përfundoi në korsinë e biçikletave. Nga përplasja mjeti pësoi dëme të mëdha materiale,por drejtuesi i  tij,i cili udhëtonte i vetëm,shpëtoi pa lëndime serioze. Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lajme Te Ndryshme