Tre mjete janë përfshirë në një aksident gjatë pasdites. Aksidenti ndodhi në një prej rrugëve të qytetit,e cila ka fluks të shtuar mjetesh sidomos gjatë fundjavës. Nga përplasja e mjeteve nuk ka pasur të lënduar,ndërsa dëmet materiale janë të lehta. Policia po heton shkaqet e aksidentit,i cili ishte I dyti për këtë të diel në juglindje,ku gjatë paradites,një 67 vjeçar që drejtonte një motorr u përplas për vdekje nga një mjet në hyrje të Bilishtit.
Aksidenti:Përplasen tre mjete në Pogradec
1–2 minuta





