Luis Enrique vesh bluzën kushtuar vajzës së tij të ndjerë

Pas fitores së PSG-së ndaj Interit në finalen e Champions League, Luis Enrique mbajti një premtim të dhënë vajzës së tij të ndjerë, Xana, e cila humbi jetën në vitin 2019 nga një sëmundje e rëndë në moshën 9 vjeç.

Ai veshi një bluzë të zezë me një vizatim simbolik, që përkujtonte skenën ikonike të vitit 2015, kur ai dhe Xana vendosën së bashku një flamur në fushë pas fitores së Barcelonës.

Bluza ka gjithashtu lidhje me Fondacionin XANA, që mbështet fëmijët me kancer dhe familjet e tyre.

Për Luis Enrique, ky ishte një moment shpirtëror për të nderuar kujtimin e vajzës së tij dhe për të përmbushur premtimin ndaj saj.

Lajme Te Ndryshme