67 vjeçari Besim Stena i cili ishte duke udhëtuar me motorr,humbi jetën nga përplasja me një mjet që drejtohej nga Besart Kyçyku.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






