Dy mjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të para tē mëngjesit në fshatin Sovjan të Maliqit. Mjetet ishin parakuar anës rrugës,në afërsi të shtëpive të poseduesve të tyre.Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Maliqit, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Sipas informacioneve, pista kryesore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa nga ana e grupit hetimor po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë, nëse mund të kenë kapur momentin e djegies së mjeteve.Nga hetimet rezulton se fillimisht ka marrë zjarr mjeti tip BMW në pronësi të Kevin Durollarit, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur mjetin tip Toyota, i parkuar disa metra më larg.
Digjen dy makina në Sovjan,dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
1–2 minuta





