Luli Gongo nga fshati Sovjan, pronari i mjetit të dytë që u përfshi nga flakët në Sovjan të Maliqit ka treguar për mediat detaje nga djegia e mjeteve: “Ne ishim në gjumë, dhe dikush nga komshinjtë thërriti: “Hajde se ka rënë flakë!” Në kohën kur arritëm, pamë që të dyja makinat ishin në flakë. Në momentin që dolëm, kishte ardhur edhe zjarrfikësja dhe policia.

Ata operuan me sukses, pavarësisht se na u dogj e gjithë makina.
Kur dolëm, të dyja makinat ishin në flakë, pra ne nuk kishim çfarë t’u bënim më. Problemi qëndronte te shtëpia. Siç e shikoni, kjo makina e dytë i ka akoma telat e shkrirë në tavan, dhe ishte masa që kishte bërë ky teli i korrenti sipër, sepse makina ishte e pozicionuar nën tela. Mendoj se ajo e ka vënë në flakë këtë makinë.
Ndërsa makina e parë është 10 metra larg nga e dyta, nuk mendoj se kanë marrë flakë në të njëjtën kohë. Ne nuk na kanë dhënë ndonjë informacion, por dimë kaq: të dyja makinat, pak a shumë, ishin në flakë në të njëjtën kohë – njëra kishte flakë më shumë, tjetra më pak. Por duke qenë se zjarrfikësit asistuan më shumë që të mbronim pjesën e banesave, pasi djegia e makinave ishte e pakthyeshme, nuk arritëm të shpëtonim gjë nga to.
Ne jemi komshinj dhe nuk mendojmë se është zjarrvënie e qëllimshme. Nuk kemi konflikt me askënd – as midis nesh, as me ndonjë tjetër. Policia ka të drejtë të inspektojë, por ne nuk kemi konflikte me askënd.Unë kam qëndruar më shumë në Durrës, këtu kam shtëpinë e babait.”përfundon ai.

Në foto,mjeti i djegur në Sovjan

Lajme Te Ndryshme