Nga Edison Myrteza

“Vendet mesdhetare janë duke u përballur me rritje ciklonesh pavarësisht frekuencës jo të ndryshueshme”, sipas një studimi ndërkombëtar i publikuar nga “Të dhënat nga Gjeofizika”. Studimi jep informacione mbi rritjen e temperaturës së detit të madh, rrymave të forta lëvizëse dhe rritjes së milimetrave të shiut.

Cikloni Daniel në vitin 2023 dhe ai Ianos në vitin 2020, janë edhe të dhënat më të fundit, nga ky i pari shkaktoi rreth 2000 viktima nëpër Mesdhe pasi shkatërroi edhe mbajtëset e ujit të dy hidrocentraleve.


“Ne nuk kemi parë rritje të frekuencës gjatë 40 viteve të fundit, por shumë studiues deklarojnë se kemi rritje të intensitetit të fenomenit dhe rritjes së sasisë së madhe të shirave”, deklaron njëri nga studiuesit e Observatorit Mesdhetar.

Rritja e nivelit të detit, bën që të rritet edhe sasia e avullimit të ujit, duke krijuar shira dhe stuhi të forta. Kjo bën që të krijohen erëra të forta, duke ulur presionin dhe prej kësaj të rritet niveli i ujit të detit.

Deti Mesdhe është duke u ngrohur 1.5 herë më shpejt se ngrohja normale e globit duke bërë që të ketë probleme në shëndet, agrikulturë, infrastrukturë dhe turizëm. Modeluesit e klimës, parashikojnë më tepër stuhi mesdhetare të forta dhe shumë më tepër ngjarje të forta natyrore jo të mira për Mesdheun.

Foto: Pasojat e stuhive

Lajme Te Ndryshme