Dy mjete janë përfshirë në aksident gjatë mëngjesit të kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë- Maliq.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Vashmi dhe nga përplasja e fortë mes mjeteve ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri u transportua në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore,ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






