AMP arreston 4 punonjës policie dhe një shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuar për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

➡️ N / Komisar Y. D., me detyrë Përgjegjës Turni në Pikën e Kalimit  Kufitar Kapshticë.

➡️ Inspektor F. B., me detyrë Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit  Kufitar Kapshticë.

➡️ Inspektor L. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

➡️ Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, i cili dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

➡️ Shtetasin V. B., banues në Vërdovë (Pogradec).

Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova përfshirja e punonjësve të policisë në  trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të arrestuar:

1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)

2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Lajme Te Ndryshme