Në Amerikë, një 15-vjeçar u kap duke vjedhur bukë në një dyqan. Në përpjekje për të shpëtuar, djali theu edhe një raft.
Para se të jepte vendimin, gjyqtari donte të dëgjonte djalin.
Gjykatësi: “Pse vodhe?”
Djali: “Kisha nevojë.”
Gjykatësi: “A nuk mund ta blije bukën, në vend që ta vidhje?”
Djali: “Nuk kisha para për ta blerë.”
Gjykatësi: “Mund t’i kishit kërkuar para familjes”.
Djali: “Kam vetëm një nënë në shtëpi. Nëna ime është e sëmurë dhe pa punë. Unë vodha pak bukë dhe djathë për të”.
Gjykatësi: “Ti nuk bën asgjë, nuk ke punë?”
Djali: “Kam punuar në lavazh. Mora një ditë pushimi për t’i shërbyer nënës sime dhe prandaj më pushuan nga puna”.
Gjykatësi: “A nuk kërkove ndihmë?”
Djali: “Kur dola nga shtëpia, u drejtova të paktën në pesëdhjetë adresa duke kërkuar ndonjë punë, por pa sukses. Në fund vendosa të vjedh”.

Pas përfundimit të bisedës me djalin, gjykatësi shpalli vendimin e tij duke thënë: “Vjedhja, veçanërisht vjedhja e bukës, është një krim shumë i turpshëm. Dhe këtu jemi të gjithë përgjegjës për këtë krim. Të gjithë të pranishëm në këtë sallë sot dhe unë jam ndër ta përgjegjës për këtë krim. Prandaj, të gjithë të pranishmit do të gjobiten me 10 dollarë. Askush nuk do të largohet nga salla e gjyqit derisa të dorëzojë 10 dollarë.
Gjykatësi, pasi dha 10 dollarët e tij, vendosi një gjobë prej 1000 dollarësh për dyqanin që dorëzoi në polici djalin e uritur.
Pasi dëgjoi vendimin, djali nuk i mbajti dot lotët dhe u emocionua duke parë gjykatësin. Gjykatësi u largua nga salla e gjyqit duke u përpjekur të fshehë lotët.
Këto janë fjalët e fundit të gjykatësit: “Nëse një person kapet duke vjedhur bukë, të gjithë njerëzit e atij komuniteti, shoqërie dhe shteti duhet të kenë turp”.
Drejtësia u vendos.

Burimi: web

Lajme Te Ndryshme