5 të arrestuarit gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore të diel në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës,ku u sekuestruan 6 kg heroinē,armë dhe municione,pritet të dalin para Gjykatës së Korçës për tu njohur me masat e sigurisë. Transportuesi i drogës dhe armëve drejt Greqisë,Valmir Balliu,akuzohet për trafikim ndērkombëtar të lëndëve narkotike dhe municioneve,e mbetur në tentativë,ndërsa 4 policët e Policisë Kufitare të Kapshticës,akuzohen për shpërdorim detyre.

Të arrestur në operacionin e AMP janë:
1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)
2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice





