Nesër, 11 qershor, do të hidhet shorti për trupën gjykuese të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për kërkesë-padinë që ka bërë Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Koalicioni opozitar ka bërë tre kërkesa, që lidhen me zgjedhjet e 11 majit.


Së pari, për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun Gjirokastër, ku kërkohet rinumërim i votave. E njëjta kërkesë është bërë për qarkun Korçë dhe atë të Kukësit.

PD,pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit nga KQZ po vijon ankimet për çdo qark,ku janë konstatuar dhe dokumentuar shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor dhe atij penal,të cilat kanë deformuar vullnetit e zgjedhësve,përmes presionit,blerjes së votës,përfshirjes së krimit.

Lajme Te Ndryshme