Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e pikës kufitare të Kapshticës,ku të diel Agjencia e Mbikqyrjes Policore sekuestroi në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kg heroinë,armë dhe municione. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë,gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të



.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice,duke caktuar si masë sigurie atë të pezullimit nga detyra. Për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, Valmir Balliu,gjykata caktoi masen e sigurisë arrest me burg,për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve,e mbetur në tentativë.

Lajme Te Ndryshme