Kërkimet,zbulimet dhe studimet e disa dekadave tregojnë se Rajoni Juglindor ka qenë i banuar që nga periudha e prehistorisë.

Një nga zonat më tē pasura nga pikëpamja arkeologjike është Maliqi.

Një prej qendrave prehistorike me vlera panballkanike, me popullim që prej epokës së Neolitit të vonë deri në fillim të periudhës Arkaike në shek VI-të p.Kr.

Këto vendbanime janë të përbëra nga mure të thurura me degë pemësh dhe të lyera nga brenda me baltë. Janë banesa të ndërtuara pranë lumit, mbi një platformë dërrase, të mbërthyera mbi hunj të ngulur vertikalisht në tokë.

Aktualisht ky vendbanim është nën ruajtje,për shkak të pasurive mijra vjeçare,të cilat mbeten pak ose aspak të njohura për publikun,apo vizitorët vendas dhe të huaj.

Nē vend që këto vendbanime,apo gjetjet e tyre,të muzealizohen,ose bëhen të vizitueshme aty ku janë gjetur,ato thjesht ruhen dhe mbrohen,duke i hequr zonës një mundësi të artë për të zhvilluar turizmin kulturor.

Lajme Te Ndryshme