Operacioni i fundit i Izraelit në territorin iranian duket se ka qenë shumë më i gjerë se një sulm ajror i zakonshëm. Sipas burimeve izraelite, përplasja mes dy fuqive të mëdha të Lindjes së Mesme ka hyrë në një fazë të re, me përfshirjen e forcave speciale në terren dhe sulme të koordinuara në disa nivele.
Autoritetet izraelite, përmes videove të publikuara së fundmi, pretendojnë se agjentë të forcave speciale dhe të shërbimeve sekrete izraelite kanë ndërhyrë brenda territorit iranian, ku kanë kryer operacione të drejtpërdrejta në tokë.Sipas Tel Avivit, këto forca çaktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore të Teheranit, duke përgatitur terrenin për goditje të mëvonshme nga ajri dhe neutralizuan figura kyçe të forcave të armatosura iraniane, përmes sulmeve precize.Në një prej videove të publikuara shfaqen trupa izraelite që operojnë në terren, ndërsa dy video të tjera dokumentojnë sulme me drone ndaj objektivave strategjikë.Zgjerim i mundshëm i pranisë izraelite në Iran
Nëse këto pamje dhe informacione konfirmohen, atëherë Izraeli jo vetëm që ka hartëzuar me saktësi objektet bërthamore të Iranit, por mund të ketë vendosur edhe njësi operative brenda territorit iranian, duke ngritur pyetje serioze për sigurinë kombëtare të Teheranit dhe balancën rajonale të fuqisë.
Ky është operacioni i dytë i tillë brenda më pak se një viti dhe vjen në një moment kur tensionet mes dy vendeve kanë arritur nivele të rrezikshme, me rrezikun real të përshkallëzimit në një konflikt të hapur.
Operacioni i Izraelit jo vetëm nga ajri, agjentët e Mosadit u futën në territorin iranian
1–2 minuta





