JAPONIA: PARKIMET QË SHNDËRROHEN NË KOPSHTE TË VARURA
Të jesh efikas nuk mjafton më. Duhet të jesh i gjelbër, i frymëmarrshëm,mik i natyrës.

Në Japoni, moderniteti takohet me natyrën në mënyrën më të bukur: parkimet publike mbulohen me çati të gjelbra të mbjella me lule, duke u shndërruar në kopshte të varura , oaze gjelbërimi në zemër të qytetit.

Këto nuk janë thjesht zbukurime:
janë modele të qëndrueshme të urbanizmit të së ardhmes, që mund të zbatohen edhe në qytetet tona.

Çfarë përfitimesh sjellin këto parkime të gjelbra?

Ulin temperaturën urbane – Bimët freskojnë zonën dhe zbusin efektin e “ishullit të nxehtësisë”.
Krijojnë hije natyrale për makinat – Më pak nevojë për kondicioner dhe më shumë rehati.
Rrisin biodiversitetin – Ofron strehë për bletët, fluturat dhe speciet e dobishme, gjithnjë e më të rralla në qytet.
Përmirësojnë cilësinë e ajrit – Thithin dioksidin e karbonit dhe filtrojnë ndotësit.
I japin bukuri hapësirës urbane – Ngjyra, aromë dhe jetë në një vend që dikur ishte vetëm asfalt.
Ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor – Pamjet natyrore, edhe në vendet më të zakonshme, ulin stresin dhe sjellin qetësi.

Një nismë inovative, e quajtur “kopshte lundruese”, që tregon se zhvillimi dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin krah për krah.

Lajme Te Ndryshme