Ndonëse prej 2 dekadash po punojmë që me Bashkimin Evropian të përafrojmë, ligjet, zbatimin e tyre, si dhe standardet e pagesës dhe jetesës, deri tani ia kemi të dalë të përafrojmë vetëm moshën mesatare të popullsisë, kjo për shkak të eksodit të shqiptarëve, veçanërisht në dekadën e fundit.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian  në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, të përpunuara nga Monitor, në Janar të 2025 mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç.

Në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç dhe kjo rritje e moshës mesatare është treguesi më i qartë se plaga e eksodit ka gërryer demografinë e Shqipërisë.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 Janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, duke shënuar një rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023.

Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari, teksa deri në vitin 2035 Shqipëria pritet të ketë më pak se 2 milionë banorë dhe kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt mbi ekonominë, me një Shqipëri që do të ketë më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe me më shumë të moshuar që dalin në pension.

Përballë këtij realiteti dramatik, Qëndresa Qytetare vlerëson se eksodi duhet të jetë kryefjalë e debatit në Shqipëri dhe të parët që duhet të ngrenë alarmin janë sipërmarrësit, politika dhe media, pasi vendi është në prag të plakjes.

Qëndresa Qytetare

Lajme Te Ndryshme