Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Korçë ka marrë të gjitha masat për ndalimin e qarkullimit të bagëtive të imta, në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.

Nuk lejohet dalja e kafshëve në Tregun e Gjësë së Gjallë, as kalimi i tyre nga një tufë në tjetrën.

Policia Bashkiake dhe strukturat përkatëse janë në terren në bashkëpunim me shërbimin veterinar rajonal, për të garantuar zbatimin e masave.

U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve të respektojnë rregullat për të mbrojtur shëndetin e tufave, duke bashkëpunuar menjëherë me veterinerin nëse vërejnë shenja të sëmundjes.

Lajme Te Ndryshme