47 vjeçari Behar Muçollari nga fshati Vloçisht i bashkisë Maliq u arrestua nga policia,me akuzën e dhunimit të varreve. 47 vjeçari,i cili ka një agjenci funerale,qē ofron edhe shërbimin e ndërtimit tē varreve,dyshohet se vidhte pllaka mermeri tek Varrezat e reja tē Korçës. Hetimi dhe prangosja e 47 vjeçarit erdhën pas denoncimit tē një gruaje nga Korça,e cila disa ditë më parë kishte konstatuar dëmtimin e varrit të një të afërmi të saj. Policia e Korçës u vu në lëvizje dhe pas hetimeve,arrestoi Behar Muçollarin.
Emri: Vidhte pllakat e Varrezave të Korçës,arrestohet
1–2 minuta





