Shpërngulja masive e banorëve të zonave rurale në juglindje dhe kudo,sa vjen dhe bëhet më tronditëse. Fshatrat e vegjël,në zonat e thella malore,sot janë kthyer në pirgje gurësh dhe tullash,dëshmi se braktisja e gjatë po shuan çdo gjurmë jete.

Gjyras, Devoll

Një prej tyre është edhe Gjyresi.

Gjyresi është një fshat i vogël në Bashkinë e Devollit, rrëzë vargmalit të Moravës, buzë përroit e mbi një kodër, me shtëpi prej guri, me kalldrëm, me kishë dhe totalisht i braktisur. Sheh ndërtesa dhe arkitekturë të hershme, çka të jep ndjesinë e një jete komunitare të organizuar.

Përballë tij, rrethuar nga lisa monumentalë ndodhet kisha e Shën Thanasit,e cila vizitohet nga kureshtarët që aventura i sjell këtyre anëve.

Lajme Te Ndryshme