Numri i lartë i krereve të bagëtive të imta, por edhe i tufave të shumta migratore nga zonat e tjera të vendit,si dhe brezi i gjatë kufitar me Greqinë,e bëjnë bashkinë e Kolonjës një zonë me risk të lartë për kontaminimin e bagetive të imta me sëmundjen e murtajës.
Kështu u shprehën specialistët e Shërbimit Kombëtar Veterinar gjatë një takimi me drejtues te pushtetit vendor dhe fermerë të zonës së Kolonjës.
Përgjegjësi i këtij sherbimi për Qarkun e Korçës pohoi se nga 203 mije krere bagëti te qarkut, 42 mije prej tyre ndodhen në Kolonjë. Por, gjatë kesaj stine Kolonjës,e cila është edhe zonë kufitare i shtohen dhe tufat migratore që vijnë për kullota nga zona e Konispolit, Delvines, Gjirokastres dhe Vlores, duke shtuar riskun e kontaminimit dhe përhapjes së murtajës.
Ferneret janë njohur dhe me protokollin e këtij sherbimi,i cili kërkon që të shmangen kontaktet e tufave dhe ndalimi i shitjes së bagëtive të imta dhe nxjerrja e tyre në tregje.
Rajoni i Korçes ka një brez të gjatë kufitar, që fillon në Qafë Thanë dhe përfundon në Përmet. Rreziku më i madh i përhapjes së murtajës,sipas specialistëve, vjen nga Greqia dhe kjo rrit nevojën për bashkepunim edhe me policine kufitare për të monitoruar brezin e gjelbër.
Në Qarkun e Korçës nuk janë evidentuar vatra të reja të murtajës,veç asaj të disa ditëve më parë në Shuec të Devollit,ku u asgjesuan 170 krerë të imta.
Alarmi: Kolonja,zona më e rrezikuar nga murtaja,ja pse
1–2 minuta





