Devoll/ Nis ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit
Pas 20 vitesh pritje ka nisur ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit,në fshatin e tij të lindjes,Menkulas,të Devollit.
Ky muze, i cili do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në Qarkun e Korçës, do të përfaqësojë denjësisht jetën, veprën dhe trashëgiminë e një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqiptare dhe një devolliu të shquar që e lartësoi emrin e vendlindjes së tij brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Muzeu është konceptuar si një projekt i devollinjve, për devollinjtë, e kërkuar nga komuniteti, projektuar nga profesionistët e zonës dhe zbatuar nga kompani vendase.
Miqtë e shkrimtarit të madh,kanë vlerësuar ndërtimin e muzeut,i cili pritet të kthehet në një atraksion të turizmit të trashëgimisë kulturore në juglindje.
Objekti pritet të përfundojë në dhjetor dhe më pas do të bëhet muzealizimi i tij.
Një muze për Dritëro Agollin në Menkulas
1–2 minuta





