Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë një Sherri në një lokal të Pogradecit pasditen e së shtunës. Pas hetimeve policia arrestoi 6 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim,si i përfshirë në sherrin masiv.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje”, ” Shkatërrimi i pronës”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Sherr me karrike dhe gota në Pogradec,6 të arrestuar,një në kërkim
1–2 minuta





