Nga Edison Myrteza

Korrupsion,sjellje e pahijshme,rryshfete dhe dokumenta false,nga zyrtarët e Departamentit të Emigracionit kanadez.

Departamenti kanadez i emigracionit, ka zbuluar 62 raste të punonjësve jo të rregullt për vitin 2023-2024. Të gjithë punonjësit, akuzohen për “korrupsion”, duke lejuar dhëninen e lejës së studimit dhe punës ndaj aplikantëve nga vende të ndryshme të botës.

Zbulimi është publikuar pas një raporti nga Departamenti i Emigracioinit në Kanada, i cili kontrollon miliona programe aplikimi emigracioni me gati 11 mijë punonjës ditorë.

Departamenti, bën të ditur se ka ngritur alarmin pas zbulimit të shumë rasteve me korrupsion, kërcënime dhe dhunim të privatësisë, por edhe konflikt interesi tek punonjësit e departamentit. Këto ngjarje kanë ndodhur në departamentin që merret me lejët e studimit, të punës, lejeve të qëndrimit dhe problemet e refugjatëve.

Në njërin rast, agjenti i emigracionit që merrej me një aplikant, ka përdorur platformën e mesazheve të punës duke pyetur njërin nga kolegët nëse pranonte para në këmbim të aprovimit për lejë studimi. Punonjësi më vonë deklaroi se dikush tjetër ka përdorur kompjuterin e tij për të përfunduar procesin. Rasti riti alamin e “sistemit të dobët”, sidomos për studentët kombëtarë të cilët japin ndihmë të madhe në ekonominë kanadeze.

Departamenti, ka zbuluar edhe raste ku stafi i punës ka dhunuar kodin e sjelljes në ambjentet e punës. Njëri nga punonjësit ka folur keq për njërin nga aplikantët e njërit nga vendet e pranuara për aplikim emigracioni. Dikush tjetër ka arritur të krijojë marrdhënie personale me një kërkues azili politik, duke i dhënë personit ide si të sillej dhe fliste me oficerët e departamentit. Oficeri i emigracionit është pushuar menjëherë nga puna duke mos u paguar.

Autoritet kanë zbuluar edhe materiale të falcifikuara për martesë, në lidhje me persona që kanë hyrë në Kanada nëpërmjet martesës false. “Oficerët e emigracionit e dinë si të diktojnë një martesë false dhe për këtë ka dënime të ndryshme”, thuhet në raport. Kanadaja e konsideron krim për të huajt të cilët menaxhojnë martesa të falcifikuara për arsye emigracioni”.

Masa disiplinare janë marrë nga Departamenti i Emigracionit duke vendosur vërejtje me shkrim, largime të papaguara, ndalime të kontratave. Departamenti shton se do të zhvillojë trajnime dhe programe të thella për të promovuar standartet e larta të etikës në lidhje me sistemin e emigracionit në vend.

Ky raport ndiqet edhe nga deklarata e forte e kryeministrit Mark Carney dhe qeverisë së tij, për të reduktuar marrjen e studentëve të huaj dhe punonjësit e huaj me kohë të pjesshme. Qeveria parashikon të arrijë për emigracionit “nivel të ulët” deri në vitin 2027, duke ruajtur të njëjtin nivel me deri në 1 për qind të popullsisë kanadeze.

Lajme Te Ndryshme