Nga 1 korriku, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ndalon funksionimin dhe ndihma e huaj do të menaxhohet direkt nga Departamenti i Shtetit, sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai kritikoi USAID për mosplotësimin e standardeve dhe promovimin e ideve anti-amerikane. Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin efektivitetin dhe llogaridhënien e ndihmës së huaj, duke u përballur më mirë me modelet konkurruese, si ai i Kinës. Në Ballkan, USAID ka dhënë fonde të konsiderueshme, përfshirë 189 milionë dollarë në Shqipëri gjatë periudhës 2020-2024. Se ku përfunduan këto fonde pritet të mësohet nga hetimi i Departamentit të Shtetit,i cili nē fakt ka zbuluar financime të mëdha të organizatave shqiptare,të cilat njihen si mbështetëse të Soros.
189 milion dollarë nga USAID për Shqipërinë në 4 vite,por ku shkuan?
1–2 minuta





