Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve më të larta.
Teksa numri i krerëve në blegtori gati është përgjysmuar gjatë dekadës numri i koshereve është rritur me 105 % ndërmjet 2014 dhe 2024 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Numri total i koshereve në vendin tonë gjatë vitit 2024 arriti në 587,3 mijë, nga 518,7 mijë që ishin në vitin 2023 ose 13.21 % më shumë.
Të dhënat tregojnë se Vlora rezulton të jetë qarku me rritjen më të madhe. Numri i koshereve në këtë qark, nga 70.54 mijë në 2023 arriti në 103.52 mijë në 2024, me rritje 46.75%.
Pas Vlorës, qarqet me rritje të konsiderueshme ishin Durrësi me 20%, Dibra me 17%, Fieri me 15%, Lezha me 13%, Korça me 9 %. /Monitor
Nga blegtoria,tek bletaria,ja arsyet
1–2 minuta





