Bashkia e Pustecit,në të cilën nevoja për investime në infrastrukturën bazike mbetet e papërmbushur,edhe pse zona mbart mundësi të larmishme për zhvillimin e turizmit,ka arritur të sigurojë një investim të rëndësishëm nga programi ndërkufitar i  BE.

“Nga takimi i punës me Autoritetin Administrativ të Programit Interreg Greqi-Shqipëri.
Diskutuam mbi ecurinë e projektit të miratuar RoadTrip, i cili përfshin asfaltimin e rrugës në fshatin Kallamas, nga rruga nacionale deri në afërsi të pikënisjes për në Manastirin e Shën Marenës, duke respektuar të gjitha parametrat teknikë dhe nënshtresat e nevojshme.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën, aksesin për banorët dhe vizitorët, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
Një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe bashkëpunimit ndërkufitar,- thuhet në faqen zyrtare të Bashkisë Pustec.”

Lajme Te Ndryshme