Trashëgimia e pasur historike dhe arkeologjike e Korçës po zgjon çdo vit dhe më tepër kuriozitetin e vizitorëve,sidomos të huaj.
Këtë të diel një grup studiuesish austriakë,mes të cilëve,arkeologë,historianë dhe filologë,vizituan Tumën e Kamenicës, një vendvarrim prehistorik,që daton në shekulin e XII para Krishtit.
Vizitorët e kanë një pikë të veçantë në guidat e tyre Tumën e Kamenicës, pasi si ajo nuk ka një të dytë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Rajon,për nga vlerat dhe interesi arkeologjik dhe antropologjik.
Vizitorët mbetën të befasuar nga ajo çka panë dhe dëgjuan për këtë varrezë prehistorike,ku gjenden veç varreve edhe objekte prej kocke,qeramike,armë dhe zbukurime prej bronxi,ari dhe argjendi. Vendbanimi i Linit në Pogradec dhe Tuma e Kamenicës në Korçë,marrim rëndësi të veçantë,pasi plotësojnë një boshllëk për historinë e vendit.
Rupert Breitwieser u shpreh:
“Punoj në departamentin e antikitetit në universitetin e Salsburgut dhe fokusi im janë arkeologjia nënujore dhe historia e mjekësisë. Shumë mbresëlënëse, më pëlqeu shumë. Një zonë shumë e rëndësishme këtu dhe nga sa dëgjova ka një lidhje mes vendodhjes dhe Tumës këtu gjë që është shumë e rallë. Është shumë e rëndësishme puna që është bërë këtu jo vetëm në anën e mjekësisë pra është shumë impresionuese. Shqipëria është një vend shumë interesant, jam i lumtur që jam këtu. Kam qenë vite më parë dhe kam vizituar Butrintin dhe këtë herë kam parë shumë vende historike dhe arkeologjike.
Annamaria Lesigang pohoi:
“Vij nga Viena dhe jam mësuese e latinishtes ndaj jam shumë e interesuar për arkeologjinë e Ballkanit. Ne kemi shumë studentë me origjinë nga vemdet e Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnja si edhe Shqipëria ndaj më shërben të kuptoj më shumë për vendet nga ata vijnë. Mendoj që është shumë interesante dhe keni bërë një punë shumë të mirë në mënyrën sesi e prezantoni historinë tuaj. Mendoj që është ende duke u zhvilluar dhe ajo që i shkrova bashkëshortit tim dje është që jam shumë kurioze sesi do të duket pas 10 vitesh ndaj shpresoj të vijmë pas 10 vitesh për ta parë.”
Barbara Beckenberger githashtu vlerësoi këtë trashëgimi të çmuar të vendit.
“Kemi 2-3 ditë që kemi ndërmarë këtë tur dhe kemi parë Tiranën dhe Shkodrën. Jemi duke vizituar sitet antike dhe prehistorike dhe ky vend është shumë i pasur. Jam mësuese e latinishtes dhe anglishtes në Vjenë , Austri. Kemi një program shumë të ngjeshur, kemi parë gërmimet e Linit ishte një pamje shumë e bukur në liqen. Është mahnitëse, kemi qenë më herët në një tur në Bullgari dhe aty kemi parë tuma të ngkashme, çka më kujton disi atë kulturë. Interesi im kryesor është kultura romake dhe më pëlqeu shumë rruga Egnatia në Elbasan, por mendoj që ky muze këtu është shumë informues, dhe i mbajtur shumë mirë,- tha një tjetër studiues.”
Tuma e Kamenicës daton të jetë ndërtuar në shekullin e XII para Krishtit. Deri tani janë zbuluar 400 skelete njerëzore të asaj periudhe dhe rreth 3500 objekte arkeologjike. Ajo përfaqëson monumentin më të madh mortor të zbuluar në Shqipëri.
Tuma e Kamenicës,pasuria që ia dinë vlerën vetëm të huajt
2–3 minuta





