Urdhëri verbal i kryeministrit Rama,i cili kërkoi dorëheaje dhe shkarkime për të gjithë adninistratorët e njësive vendore të bashkive të vendjt,nisi të zbatohet nga kryebashkiakët e juglindjes.
6 administratorët e bashkisë së Korçës I paraqitën dorëheqjet Sotiraq Filos,ndërsa ky fundit ka pohuar se nuk do të ketë shkarkime të nënkryetarëve dhe drejtorëve të bashkisë.
Po ashtu janë dorëhequr edhe 4 kryetarët e njêsive administrative të Devollit,3 të Kolonjës,ndërsa Maliqi është në proces.
Kryetarit të bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli deri tani nuk i është vënë në tavolinë asnjë dorëheqje,as nga njësitë administrative,as nga nënkryetarët apo drejtorët e bashkisë.
Pavarësisht ultimatumit të Ramës,jo të gjithë kryebashkiakët socialistë e kanë konsideruar urdhrin.





