Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Korçës Klajdi Pllaha ka denoncuar abuzimin e bashkisë së Korçës me tenderin e vijëzimit të rrugëve,nga i cili shumë rrugë kanë mbetur pa këtë sinjalistikë.
Fiks një vit më parë Bashkia Korçë filloi vijëzimin e rrugëve të qytetit duke e tenderuar këtë shërbim për rreth 100 milion lek të vjetra. Disa prej rrugëve u bënë edhe më vonë e disa kanë vite që nuk kanë parë një furçë bojë. Shiko psh Unazën e qytetit të lënë komplet pas dore ose lagjen 18.
Atëhere grindesha për fakin se këtë shërbim mund ta kryente fare mirë NShP-ja duke ulur e kostot e duke shtuar cilësinë.
https://www.facebook.com/share/p/15gLrMw5gf/
Shikoni sot gjëndjen e vijave të bardha pas më pak se një viti…
Ndërkohë në buxhetin e vitit 2025 janë parashikuar 200milion të tjera për vijëzimin (nuk e di nëse për rrugë të tjera apo të njëjtat).
Nuk di nëse duhen tenderuar apo kryer vetë puna, po bëjini me bojë cilësore se nuk ka Bashkia Korçë lek për të shpërdorur çdo vit në vijëzime rrugësh.





