Një mjet u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në periferi të Korçës. Mjeti ishte i parkuar para hyrjes së një pallati dhe flakët kanë dëmtuar edhe një tjetër mjet afër tij. Sipas të dhënave,mjeti tip benz është djegur plotësisht. Policia po heton në dy pista, duke mos përjashtuar zjarrvënien e qëllimshme,po ashtu edhe shkaqet aksidentale. Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit. Ngjarja u rregjistrua rreth orës 2 të mëngjesit, ku pas njoftimit, zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Flakët kanë shkrumbuar plotëisht mjetin,ndërsa pritet thellimi I hetimeve për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Lajm i fundit: Digjen dy mjete në Korçë,ja për çfarë dyshohet
1–2 minuta





