Ky ishte Plazhi yne ne kohen e komunizmit…

Me fat ajo familje qe siguronte nje Kabine Plazhi per te pushuar 2 jave  ( kryesisht ne tironcit preferonim Durresin per shume aresye )

Historia niste qe me Zukun qe transportonte 2- 3 familje njeheresh nga Tirana per ne Durres…ku mes plackave te plazhit nuk kishin  si te mungonin Fernella  edhe bidoni i vajgurit…

Me pas sistemoheshim shpejt e shpejt…kush ke Teuta, Apollonia  e Hekurudha e kush ke Breshka e Iliria…

Merrnim sustat, dysheket, drynin e cadren e plazhit nga administratori i sektorit…dhe turra- vrap ne Detin qe na mungonte aq shume.

Ne varesi te kohes qe mberrinim …dilnim ne plazh …se po plasnim e per ate gje kishim ardhur me se shumti…

Njiheshim doemos me komshinjte e rinj e  provizore…e pinim  edhe nga nje gote raki a konjak  si per ti uruar njeri tjetrit pushime te mbara.

Dhe te nesermen nisnin pushimet per se mbari..

Dikush mezi priste te tregonte linjat e trupit e dikush tjeter mezi priste te reklamonte rrobat e banjos …syzet e diellit…komardaren…fustanet tipike te plazhit…ndonje kapele verore… apo pantallonat e shkurtera a ndonje bluze me stampe apo rralle edhe firmato.

Femijet si ndaheshin lodrave te tyre buze Detit..s’ dilnin per qamet nga uji…e kenaqeshin duke bere gropa e  kala prej rere.

Heret ne mengjes vinte qumeshti a kosi tek shkallet e kabines…vinte edhe ai djaloshi qe shiste gazeta…e mrekullia vete ishte kur kalonte para gabinave akullorexhiu qe shiste edhe kasata e arancata..

Dhe qershia mbi Torte ishte katunari me gomar qe paralalonte kabine me kabine e …qe shiste fruta e perime te fresketa …Bio sic u thoni ju sot.

Qershi, pjeshke, fiq, rrush, dardha, Shalqi e pjepra qe vetem ere tu merrje dhe kaq mjaftonte lere me pastaj shijen e tyre kur i haje.

Niste dhe gatimi i dites …pasi me pare kishe bere edhe pazarin tek shitoret matane rruges ku drejt me e thene ( te pakten deri nga mesi i viteve 80 nuk ishin fort keq )..

Dikush digjej shpejt nga Dielli pasi qe me i bardhe sec duhej (hahaha ) …dhe per te kerciste lyerja me kos…qe e shpetonte nga dhimbjet …

Ne Artikujt e Plazhit kryesisht shiteshin…topa plazhi, kapele deti, pantofla te Nish Gomes Durres…krem plazhi…kapele kashte etj..

Kishte edhe dyqane mishi e ushqimore por ishe me fat po te gjeje ate qe kerkoje ndaj i thoje faleminderit asaj c’ka kishe prure qe nga Tirana.

Kercisnin drejt furres tavat me speca te mbushura, me bamje…byreket, pasticiot, tava e kosit,  patate me pule etj…dhe cfare ere vinin se…te kenaqnin shpirtin.

Dikush gatuante barbunja te verdha katunari… gjelle me patate, ndonje fatlumi  i kishte ra per hise Peshku… dikush ndonje turli me mish e ndonje qefli groshe ja fuste fasule me pilaf…qe edhe pse gjelle tipike dimerore ne plazh shijonte aq shume…

Sallata e fresket me domate katunari sic i thoshim ne aso kohe si dhe Supa me perime ishin rregullisht ne tavoline …por edhe embelsirat co ku na pelqenin fort…sidomos Keku…

Personalisht e doja fort fergesen tipike tironase por su thosha dot jo as specave te skuqura ( pasi e pelqeja fort eren e tyre ) e kur i kisha perpara ne pjate shoqeruar  me pak djathe te bardhe…vallahi as Bakllavaja s’me hynte ne sy…

Ne mbremje vecmas pihej edhe nga nje gote sidomos kur te vinte ne kabine ndonje shok, mik a familjar yti qe pushonte po ne Durres ne te njejten periudhe me ty…por kishte goxha lezet kur pije ndonje gote vere, birre a raki edhe gjate drekes apo edhe me komshinjte e tu te rinj plazhiste…

Gjate dites buze detit kerciste futbolli ku vecmas bukuri fort e tifozllik kishte kur luanin cunat e Tirones me ata te Durresit..

Radio Iliria qe e preferuara e kohes dhe ishte me fat ai qe e dispononte ate…aty degjonim hit -parade…pozdravin apo edhe Radio posten e Tiranes.

Ne mbremje kujt i mbante xhepi gjente kohe te frekuentonte edhe Pistat …ku ajo ke Breshka ishte  kampion…per sherbim e vecmas per muzike….e nderkohe dikush tjeter preferonte te shihte ndonje film ne kinemane verore te Plazhit qe ishte ne hyrje te Ilirise …

Ne Det benin xhiro me nje pagese modeste 2 anije te Portit te Durresit…Puntori dhe Adriatiku..

Kulmi mberrinte ne darke…ne xhiron e pa munguar tradicionale te Plazhit  buze Detit qe niste nga Teuta e perfundonte tek Iliria…dhe pastaj kthimi…kullosje e clodhje syte …takoje edhe plot miq, shoke  e te njohur por edhe piketoje ndonje bukuroshe se ciles te nesermen ja ngulje cadren tende ngjitur me te sajen… ishte nje mrekulli me vehte…unikale.

Si ne rere poshte cadres e si ne kabine nuk mungonin dominote e loja me letra e sidomos  5 kateshi ….

Nje kulm tjeter i dy javeshit tend te pushimit ishte fundjava e vecmas e djela…kur Plazhi dyfishohej pas ardhjes ose me sakte dyndjes  se tironcve  per plazh ditor …kishte lezet se te vinin shoke, miq, te afert, familjare te tute dhe fundjava qe nje mrekulli me vehte…

Sa njohje e sa dashuri kane lindur ne plazhin e Durresit…sa vite e kujtime te bukura…sa miresi e njerzillik kishim mes njeri tjetrit…edhe pse jetonim ne nje kohe qe kurre mos ardhte me e te privuar nga shume gjera qofte edhe elementare…

Por ishim e mbetem vetja..dijtem ta gjejme gezimin , pushimin e argetimin ne forma nga me te ndryshmet…dijtem ti ruajme dashurite… miqesite e reja e dijtem te respektonim njeri tjetrin…

Varferia na mundonte por ama njerzilliku nuk na mungonte…

I solla keto copeza kujtimesh te viteve e dakadave me pare jo pa qellim…teksa une e brezi im e jetuam ate kohe por po jetojme edhe kohen e sotme …sa ndryshim i madh…sa pak mirenjohje, respekt e njerzillik ka mbetur mes nesh shqiptareve …sa pak moral  , dashuri familje e dinjitet…sa pak miresi..e dashuri e sinqerte…

I jemi turrur si te babezitur lekut prones e pasurise…bejme si te cmendur pas politikes e per te e politikanet tane mostra po vritemi vella me vella…

Dhe harrojme se nje dite sic kemi ardhur ne kete bote po ashtu do shkojme e s’ do marrim kurrgje me vehte…

Lum kush di te jetoje si njeri .

Adriatik Dosti

Lajme Te Ndryshme