Prefektura e Korçës ka njoftuar se vatrat e zjarrit në pyllin e fshstit Dishnicë vijon të jetë aktive prej 5 ditësh dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta,rrezikon të përparojë drejt Çardhakut. Forca të shumtta janë në terren,por terreni I thyer e bën të vështirë ndërhyrjen.


Informacion 25 Korrik 2025, mbi zjarrin në fshatin Dishnicë, Njësia Administrative Bulgarec, Bashkia Korçë për forcat e angazhuara në terren:

Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Moravës. Forcat janë angazhuar që në orën 04:45 dhe ndodhen aktualisht në terren:

1 mjet zjarrfikës

5 forca zjarrfikëse

2 mjete të shërbimit pyjor

10 forca pyjore

2 mjete ushtarake

25 forca të ushtrisë

1 mjet i bashkisë

2 forca të bashkisë

3 mjete të Njësisë Administrative Bulgarec

45 forca të Njësisë Administrative Bulgarec


Mbetemi në kontakt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Lajme Te Ndryshme