31 vjeçari nga Pogradeci Ilir Selmani,i cili vrau në mënyrë brutale të dashurën e tij Kozeta Teço,nuk ka pranuar as para gjykatës autorësinř e krimit. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorisë,duke e lënë në burg Selmanin deri në përfundim të hetimeve. Pas përfundimit të seancëc,e cila zgjati më shumë se dy orë,avokati i autorit të dyshuar ka deklaruar për mediat:

Avokati i Ilirian Selmanit, Denis Mekolli:

“Fillimisht dua te shprehim nje ndjese per viktimen, pavarsisht nese eshte apo jo i mbrojtur nga une autori i vepres penale, por si qytetar i Pogradecit i shpreh familjes ngushellimet e mia per humbjen e saj.

I mbrojturi nga une ne asnje moment nuk e ka pranuar autorësine e kryerjes së vepres penale, as në polici as para gjykates dhe as gjithe procedures te pyetjeve te bere ndaj tij. Ka mbajtur nje qendrim qe ka te beje me personalitetin e tij qe eshte nje djale shumë i mirë dhe kurrsesi nuk mund të kryejë një krim kaq të rëndë.
Edhe faktin e bashkëjtesës me viktimën ai nuk e ka pranuar. Ai ka pranuar që ka pasur një njohje, një njohje në kuptimin e fjalës,pra si nje njohje shoqërore apo çdo lloj njohje tjetër, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesa i referohet edhe ligjit dhe percaktimeve të bëra në Kodin e Familjes se si është e ndërtuar bashkëjetesa, kurrsesi nuk jemi në rastin e bashkëjetesës.
Prokuroria ka paraqitur njw sërë provash per të ruajtur konfidencialitetin e këtij hetimi. Ne nuk prononcohemi në lidhje me këto prova të garantuara nga ana e policisë deri në këto momente, por me bindje ne si mbrojtje deklarojmë para jush që prova dhe dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova për të mbrojturin prej meje si autor i kësaj vepre penale nuk ka. Kjo është bindja jonë deri nw kēto momente.

Ai nuk ka pranuar në asnje moment autorsinë e krimit të ngarkuar ndaj tij. Po kështu ka shprehur keqardhje për viktimwn duke qenë i shokuar në lidhje me lajmin që ka marrë për të.
Nuk mund të prononcohem për provat e garantuara deri në këto momente, ai është një sekret hetimor që i përket prokurorisë,gjykatës dhe mbrojtjes.

Lajme Te Ndryshme