Aksident në lagjen 4 të Korçës – Mjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke përfunduar jashtë rrugës. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, nuk raportohet për pasagjerë të tjerë në mjet, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Ka aksident në Korçë,mjeti fluturon nga rruga në arë
1–2 minuta





